Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebit

Pershendetje, jam ne javen e 13 te shtatzanise, dje isha ne kontrolle dhe me thane se beba peshon 76 gr, gjatesia 8 cm, desha mendimin tuaj, a eshte gjithcka ne rregull? A eshte normale kaq? Ju flm per kohen qe ndani per ne, ju uroj pune te mbare.

Nadi <<>> Eda (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nadi

Në fund të javës së 13-të, diametri mesatar gjatësor i trupit (CRL) të fetusit, është 6.3/7.7 cm. Ndërsa rritja e peshës fetale është 14 gram.

Kjo nuk do të thotë se tek të gjitha shtatzënat, shifrat duhet të jenë të tilla sepse ato varen nga shumë faktor.

E rëndësishme është që ecuria e shtatzënisë të jetë normale dhe pa problem shëndetsore.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti