Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat FSH dhe LH

Dr Keta, te falenderoj per te gjitha pergjigjet qe me keni dhene deri tani. Sic ua kam thene por tentoj te bej nje bebe dhe une por e kam te veshtire. Doja tju pyesja per analizat hormonale fsh dhe lh, jane te domosdoshme per ti bere apo duhen akoma dhe te tjera? Keto me rekomanduan dhe me thane qe keto dy hormone ndikojne ne riprodhimin. Ju lutem me thoni qe jane te mjaftueshme keto dy analiza? Ju uroj pune te mbare.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eris

Për të vlerësuar funksionon hormonal të organizmit të gruas kur ajo vendos për shtatzëni, duhen vlerësuar disa nga hormone kryesore që influencojnë për fillimin e saj. Të tilla janë niveli i FSH, LH, polaktinës, estradiolit, progesteronemia dhe hormone e gjendrës tiroide.

Drejtohu te mjeku gjinekolog për të marë kryer ekzaminimet dhe marrë trajtimin e duhur nëse është e nevojshme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti