Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarja e barkut dhe shpinës

Pershendetje, jam shtatzene ne javen e 33, shtatzenia ime eshte ne rregull mirepo tani kam filluar te kem kruajtje ne trup sidomos ne pjesen e barkut dhe shpine, ju lutem me tregoni a eshte normale kjo? Flm per mirekuptim.

Elida Berisha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Miranda

Në këtë periudhë të shtatzënisë, lëkura e barkut është zgjeruar shumë për shkak të rritjes fetale. Në përgjithësi ajo paraqitet e thëtë dhe jep kruarje. Gjendja mund të përmirësohet, nëse lëkura e barkut lyhet me kremra hidratantë.

Nëqoftëse kruarja nuk largohet apo paraqitet në të gjithë trupin apo shoqërohet me skuqje, bën mirë të konsultohesh me mjekun dermatolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti