Dhimbje veshi në shtatzëni
Minushe Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Azemine
Problem që paraqet, kërkon konsultë dhe kontroll nga mjeku otorinolaringolog. Mos përdor asnjë lloj preparati mjeksor. Nëse është i nevojshëm përdorimi i tyre, ato i rekomandon dhe i përshkruan në recetë vetëm mjeku. Infeksioni i veshin nuk ndikon drejtpërdrejtë në shtatzëni, por ulja e imunitetit dhe prania e një infeksioni në organizmin e nënës gjatë shtatzënisë, nuk është normale, prandaj trajtimi është i domosdoshëm.
Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr. Jam ne javen e 30 po kam dhimbje veshi qe 2 dite dhe mu kane mbyll te dy veshet, sigurisht ka te bej me gripin qe kane pas tjeret ne familje por brenga ime eshte se a eshte i demshem infeksioni i veshit per beben, nese po cfare te veproj se antibiotike kam perdor 7 per shkak te stafilkokokut e kam perfundu para 5 dite, ju lutem te me pergjigjeni sa me shpejte ne pyetjen time.