Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit dhe shtatzënisë

Pershendetje, desha te pyes se a eshte e mundur qe te vie cikli afersisht ne date te sakte dhe te jem shtatzene, kam disa simptoma jo vjellje por mundim, lodhje, frymemarje me te veshtiresuar? Flm pres pergjigjen tende.

Mm Er (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita

Cikli menstrual ndodh vetëm gjatë kohës kur nuk jeni shtatzënë. Çdo muaj, mitra juaj rrit një rresht të trashë të pasur me gjak, në pregatitje që të mbjell atje një vezë. Nëse ju nuk ngelni shtatzënë atë muaj, ju hedhni këto inde dhe gjak – dhe kjo quhet cikël menstrual.

Nita, prit datën e menstruacioneve të ardhshme dhe nëse ato nuk të vijnë, bëj test shtatzënie për ta konfirmuar ose jo praninë e saj.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti