Missed abort
Hana Pr
(14 vite më parë)
Përshëndetje Hana
Më vjen vërtetë keq për atë që të ka ndodhur. Për tu informuar mbi pasojat e hershme dhe të vonshme të një aborti të këshilloj të lexosh artikullin në linkun
http://www.bebaime.com/perinatologjia/aborti-dhe-pasojat-e-tij-
Raportet seksuale mund të fillohen menjëherë pas mbarimit të sekrecioneve hemoragjike. Rekomandohet që një shtatzëni tjetër të fillohet pas një periudhe kohore prej gjashtë muajsh. Kjo kohë nevojitet që trakti riprodhues të rigjenerohet plotësisht. Gjatë kësaj periudhe mjeku duhet të bëjë ekzaminimet e nevojshme, për të gjetur një shkak të mundshëm të abortit, dhe për ta trajtuar atë nëse është e mundur.
Të uroj gjithë të mirat.
E nderuar doktoreshe, isha ne shtatzanine e pare ne javen e 8, dhe para 5 diteve isha ne vizite te mjeku dhe me tha qe zemra e bebes nuk po rrah qe 3 dite, dhe duhet te bej abort. Une nuk kam pasur kurrfare simptoma. Te nesermen iu nenshtrova procedures se abortit me tableta CYTOTEC ne vagine e pas disa oreve edhe me "vakum". Tani jam me terapi me antibiotike. Me intereson te di: 1. kjo metode e abortit a mund te kete pasoja te mevonshme per shtatzani tjera? 2. Sa kohe pas abortit mund te kem raporte intime me burrin? 3. A duhet te marr terapi tjeter une pervec antibiotikeve qe me ka pershkruar mjeku? 4. Kur mund te planifikoj shtatzanine e radhes? Ju kerkoj ndjese qe e zgjata pak, por vertete kam nevoje per mendimin tuaj. Mme respekt Hana.