Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenjat e aktiti të lindjes

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 38 te shtatzanise. Kam lexuar mbi shenjat e aktit te lindjes sic jane tapa mukoide, plasja e ujrave apo kontraksionet. Doja te dija a ka ndonje rregull se cila shenje shfaqet e para? Meqe lindjen dua ta bej ne Tirane (jetoj larg saj) desha te di se cila shenje shfaqet e para? Nese bie tapa mukoide, apo plasin ujrat, apo kam kontraksione a pret puna qe une te vije deri ne Tirane (jam 2 ore larg saj)? Eshte lindja ime e pare.

Ela Tela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Nëse dëshiron të vish në Tiranë për lindje mund të vish të shtrohesh që para lindjes në maternitet, për të qënë nën mbikqyrjen e mjekëve gjinekolog dhe parandaluar çdo pasojë të komplikacioneve të mundshme.

Për të mësuar më shumë mbi proçesin e lindjes, lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/lindja/pregatitja-per-lindje

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti