Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet pas lindjes cezariane

Pershendetje doktoreshe. Kam lindur qe 2 muaj e 3 jave me prerje cezariane, pas 5 jave skam pas me menstruacione a eshte normale apo mos kam mbet shtatzane? Ju lutem me ndihmoni se jam ne hall! Flm.

Andeta Haliti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Andeta

Nënat në fëmijët e tyre në gji, nuk kanë menstruacione ose i kanë ato të çrregullta deri sa të vazhdojë gjidhënia. Kjo gjë nuk përbën problem sepse influencon hormoni i prolaktinës i prodhuar nga gjendrat e hipofizës, hormon i cili rrit prodhimin e qumështit por ndërpret ciklin menstrual.

Tani duhet të kesh kujdes nga shtatzënia e padëshiruar, prandaj të rekomandoj të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar. Për këtë konsultohu me një mjek gjinekolog i cili duhet të të rekomandoj kontraceptivin më të përshtatshëm për ty, pas një serie analizash dhe ekzaminimesh.

Gjithë të mirat.

/komuniteti