Pështyma gjatë shtatzënisë, pse ndodh kjo?
Anisa Arapaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Anisa
Pështyma e shtuar e gojës, nuk ka lidhje me shtatzninë por më së shumti lidhet me mënyrën e ushqyerjes e në veçanti me konsumimin e ushqimevë që ulin pehashin e saj. Kjo do të thotë që kontrolli ushqimor, si p.sh. ulja e konsumit të ushqimeve me sheqer, është rruga për përmirësimin e situatës që pëshkruan. Përveç kësaj, përdorimi produkteve pas ushqimit, për të rikthyer pehashin normal të gojës, është shumë i rekomanduar. Si këshillë e fundit, largoje mëndjen nga pështyma dhe përpiqu në maksimum që të mos pështysh, sepse të bëhet ves i cili me shumë vështërsi do të largohet.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoreshe, jam 9 javeshe shtatzane dhe kam nje problem qe me shqeteson, gjate dites kam shume peshtyme ne goje dhe ndihem shume ne siklet pasi gjate gjithe kohes duhet te peshtyje dhe kjo me ben te ndihem keq, dua te di pse ndodhe kjo?