A lejohet heqja e dhëmballës gjatë shtatzënisë?
Anisa Arapaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Anisa
Nëse dhëmbët sjellin shqetësime në tremujorin e parë, me ndërhyrje të përkohshme pritet periudha e tremujorit të dytë për të realizuar ndërhyrje të thella. Por në praktikat mjeksore, është e rekomanduar që gruaja shtatzënë duhet të konsultohet rregullisht me mjekun stomatolog për problemet e saj me dhëmbët. Vendimet për ndërhyrje si mbushje, heqje etj, merren sipas rastit dhe në bashkëpunim të mjekut stomatolog dhe obstetër. Stresi që vjen nga dhimbja e dhëmbëve, infeksioni i dhëmbëve apo i mishrave të dhëmbëve mund të sjellë probleme për fetusin. Prandaj kur konsulta mjeksore e vlerëson të arsyeshme, pacientja shtatzënë mund të lejohet të kryejë ndërhyrje dhe mjekime tek dhëmbët apo mishrat e gojës.
Të uroj çdo të mirë.
Pershendetje doktoreshe, jam ne jave e 9 te shtatzanise dhe kam nje problem me dhemballen, shkova te dentisti i cili me tha dhemballen e ke me infeksion, dhe nuk me mori persiper ta heqi, e vetmja periudhe ne te cilen mund ta heq tha eshte 5 muajshe e gjysme. A lejohet kjo?