Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ditët e ovulimit

Pershendetje doktoreshe, diten e pare te ciklit e kam pas me 22.03 mirepo shume pak vetem disa pika edhe me daten 23.03 vetem disa pika ndersa me daten 24 me kane ardhur tamam mire tash cila dite eshte tamam e ciklit dhe prej ciles dite deri cilen i kam ditet e ovulimit? Flm shume.

Mm Er (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita

Zakonisht fillimi i gjakrrjedhjes, konsiderohet si dita e parë e ciklit menstrual. Për cikël prej 28-të ditësh, ditët e ovulacionit fillojnë rreth ditës së 14 deri në ditën e 16-të. Nëse ka vështërsi për ti gjetur këto ditë, mund të veprohet duke përdorur mënyra të tjera e një prej tyre është matja e temperaturës bazale.

Pas ovulacionit temperatura rritet deri në 1.5°C, por mundësia e fertilitetit vazhdon edhe deri në 24 orë të tjera. Për të rritur sigurinë e fertilizimit, pavarësisht tentativës për fillimin e shtatzënisë që mund të bëhet çdo muaj, diagrama e përfituar nga matjet e përditëshme bëhet për disa muaj rrjesht për të kuptuar se cilët janë ditët e ovulacionit.

Të uroj fat.

/komuniteti