Foshnja mbi peshë
Elona Elona
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elona
Të dhënat që përshkruan për fëmijën tënd, të nxjerra nga ekzaminimi ekografik, janë më të mëdha se mesataret e pranuar. Por, kjo nuk do të thotë asgjë me rëndësi, nëse zhvillimi dhe curia e shtatzënisë ka qënë dhe është normale.
Shumë nëna kanë lindur fëmijë, deri edhe 4 apo 5 kg e më shumë. Rritja e peshës varet nga shumë faktor, por në mënyrë korrekte mund të thuhet se faktori kryesor është individual si i nënës ashtu edhe i fëmijës. Si e theksova edhe më lart, e rëndësishme është që zhvillimi fetusit të jetë normal dhe rritja e peshës të progresive.
Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje, jam 34 jave shtatzane dhe nga eko qe bera rezultoi se foshnja peshonte afersisht 3.3 kg. Nderkohe kam lexuar se ne kete jave duhet te jete rreth 2.2 kg. Dhe perimetri i kokes dilte gjithashtu pak i madh. Jam shume e merzitur. A varet shtimi ne peshe i foshnjes per javet ne vazhdim nga ushqimi im? Cfare me sugjeroni ju lutem?