Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A njihet në Kosovë `Pergotim` për ovulim

Peshendetje, desha tju pyes a njihet ne Kosove ose a ka te ngjashme tableta Pergotim? Une kam qene shtatzene dhe kam abortu, tani e kam shume te veshtire te mbes shtatzene, jane bere 2 vite dhe tani kam bere kontrolle ketu ne Suedi dhe me kane thene qe ti perdori tabletat Pergotim qe quhen per ovulim kam provuar 2 muaj dhe skam pasur sukses dhe ne muajin shkurt nuk me kane ardhe fare menstracionet vetem pas 44 dite kam pasur pak si ne te kafte dhe me kane thene qe te pres ne muajin tjeter qe te filloj me kuren e 3 ne diten e 5 te menstruacioneve 5 dite nga nje tablete, te gjitha analizat qe i kam bere me kane dale mire per ate shkak edhe nuk kane marre guximin qe tma rrisin dozen vetem me nga nje mundem me provu dhe vezoren qe e kan pa me aparat eshte rrit ne 28 mm keshtu qe keta mendojne se tani mund te mbes shtatzane pasi qe eshte rrit dhe leshon veze por une desha te ju pyes si me rekomandoni ju dhe cfare mendoni ne lidhje me rastin tim, mendoni qe kishte me qene me mire te vi ne Kosove per trajtim mjeksor, ju lutem me ndihmoni kthemani nje pergjigje pasi qe pash qe shume kane marre pergjigje te sakta pres dhe une.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje,

Tabletat qe ke marre ne Suedi i kemi edhe ketu ne Kosove. Nuk e di nese tek ti jane perjashtur shkaqet tjera te pamundesise per te mbetur shtatzene. Pergotim ndikon vetem ne ovulacion, nderkohe qe ka edhe shkaktare tjere te sterilitetit.

A jane bere ekzaminime dhe analiza tjera tek ti dhe te burri yt?

/komuniteti