Sekrecionet kafe
Marsela Mullaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Marsela
Me të dhënat që përshkruan, shtatzënia duhet të jetë në javën e 5-të plus 3 ditë. Të sygjeroj që të mos bësh hamendësime, sepse është vetëm mjeku ai që mund të japë konkluzionin përfundimar.
Ngjyra e kaftë e shfaqur në sekrecionet vaginale në fillimet e shtatzënisë, në shumë raste konsiderohet normale. Por në javën e 5-6 të shtatzënisë, me ekografi transvaginale shtatzënia është e dallueshme dhe e vlerësueshme. Nëse ndodh ndryshe, gjithmonë nëse ekografia është bërë më sondë transvaginale, duhet pritur përfundimi i javës së 6-të dhe të rivlerësohet ecuria e shtatzënisë nëse ajo është pranishme.
Uroj që gjithshka të shkoj sa më mirë të jetë e mundur.
E nderuar doktoreshe. Hera e fundit e mensturacioneve ka qene 23 shkurt. Kam bere disa teste dhe me kane dale pozitive njekohesisht kam bere dhe eko por ne eko nuk del se jam shtatzane. Endometri del i trashe. Njekohesisht kam 3 dite qe kam pasur sekrecione me ngjyre kafe, ne fillim me te erret tani me ngjyre me te celur. Mund te me shpjegoni dicka me teper rreth kesaj gjendjeje sepse jam shqetesuar neqoftese kam shtatzani jashte mitre, edhe pse ne eko nuk ka dal gje?! Ju falenderoj.