Mundësi shtatzënie
Granit Desipojci
(14 vite më parë)
Përshëndetje Albi
Akti seksual i pa mbrojtur, gjithnjë është i pasigurtë në kontrollin e fillimit të shtatzënisë së pa dëshiruar.
Në tregun farmaceutik, shiten piluat e emergjencës kontraceptive, me efekt deri në 72 orë pas raportit seksual. Rekomandohet që këto pilula të mos bëhen praktikë, pasi sjellin pasoja në rregullshmërinë e ciklit menstrual.
Për tu siguruar nëse shtatzënia ka ndodhur apo jo, e dashura duhet të bëj një test shtatzënie ose vizitë tek mjeku obstetër-gjinekolog.
Ju uroj gjithë të mirat.
Pershendetje. Kam pasur marredhenie me te dashuren time diku rreth 4 ose 5 dite para ciklit menstrual, kishte dhimbje ne gjoks dmth forcim te tyre, por nuk jam shume i sigurte nese e kam derdhur spermen brenda, dua ta di a ka mundesi te fillimit te shtatzanise ne kete periudhe, nese po a ka ndonje tablete per evitimin e shtatzanise apo ndonje gje te tille?