Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje stomaku jashtë shtatzënisë

E nderuar gjinekologe. Cfare mund te jete shkaktar i dhimbjeve te forta te barkut, ne fund te tij, duke mos qene shtatzene? Nga ana gjinekologjike cdo gje eshte mire. A mund te jete ndonje problem me muskujt, apo ngritje e ndonje peshe te rende? Dhimbja eshte e ngjashme me ato te nje aborti qe kam pasur para nje kohe. A ka nevoje per vizite tjeter te gjinekolgia per kete problem?

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Djella

Nëqoftëse nuk je shtatzënë dhe ke përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni në organet gjenitale të poshtëme apo të sipërme, të rekomandoj që të këshillohesh dhe kontrollohesh tek mjeku specialist gastroenterology, i cili do të bëjë ekzaminimet e nevojshme edhe për zorrën e trashë.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti