Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Klamidia

Burri im i ka bere analizat e klamidias permes gjakut dhe i kane dal keto vlera: Chlamidiae trachomatis IgG -rezultati 11.1 Chlamidiae trachomatis IgM-rezultati 6.4 qka do te thote kjo ka apo jo klamidia, qka duhet te perdore, pasi ka 1 vit e gjysme qe provoj te mbes shtatezan pa sukses, tash me doli edhe kanalet e mbyllura ...ju lutem me tregoni a ka klamidia a jo..qka te bej?

Sara :d (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Për të diagnostikuar infeksionin gjenital të chlamidia trachomatis, testi i IgG tregon për një episod të tanishëm të këtij infeksioni. Ndërsa IgA tregon se ky infeksion është aktiv. Rekomandimi është që trajtimin ta merrni të dy bashkëshortët njëherësh. Përshkrimin në recetë për përdorimin e antibiotikëve do ti japë mjeku gjnekolog. Edhe mundësia për një shtatzëni, shpjegohet nga mjeku gjinekolog, i cili rekomandon ekzaminimet e nevojshme dhe interpreton rezultatet e tyre.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti