Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ovulimit

Pershendetje dr. Ju faleminderit per ndihmen qe na ofroni... desha te pyes rreth dites se ovulimit nese eshte e mundur qe ndonje muaj mos te kesh ovulim pasi une muajin e kaluar nuk pash ndonje shenje ovulimi te vetja ime? Ju lutem dua te di nese eshte kjo normale. Ju pershendes.

Lona Bullaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fetie

Tek gratë me cikël të rregull menstrual, ovulacioni ndodh çdo muaj me përjashtim të rasteve kur ai shtyhet nga gjëndje të caktuara shëndetsore apo nga përdorimi i preparateve hormonal. Një rast sporadik, nuk është për tu shqetësuar ndonëse vlerësimi është subjektiv dhe ti mundet të mos i kesh vërë re shenjat e ovulacionit. Nëse situata përsëritet, vlen një kontakt me mjekun obstetër gjinekolog, për të gjetur shkakun e mundshëm.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti