Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli i vonuar

Pershendetje, ciklin e fundit e kam pasur me 26 shkurt, sot eshte data 30 mars dhe ende sme eshte lajmeruar cikli, testin e kam bere me doli negativ, kjo eshte hera e dyte qe me vonohen pasi qe edhe ne muajin e kaluar me jane vonuar 6 dite, ju lutem me jepni nje keshille se cfare te bej, mos eshte problem crregullimi i menstruacioneve qe spo mbetem shtatzene? Ciklin e kam zakonisht ne diten e 22-23, ju faleminderit.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fati

Çrregullimet e ciklit menstrual, janë pasojë e ndryshimit të nivelit të disa hormoneve. Drejtohu te mjeku gjinekolog për të bërë ekzaminimet e nevojshme si; ekografi për të vlerësuar gjëndjen e mitrës dhe të vezoreve si dhe disa ekzaminime hormonale për të gjetur dhe trajtuar shkakun e mundshëm. Vetëm pasi të jetë rregulluar cikli menstrual, mund të kërkosh për shtatzëni.

Të uroj fat.

/komuniteti