Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cope mishi gjat ciklit

Pershendetje doktoresh kam lindur qe 6 muaj e gjysme muajin e kaluar ne dt 7 shkurt mka ardh cikli i par i lehte dhe normal ndersa para nje jave kisha sekrecione ngjyre roz e prita ciklin por nuk me erdhi..mbrem prap kisha sekrecione ngjyr roz dhe gjat natesh me kishte ardh cikel i bollshem..sot pasdite kur pi fshihesha me ngeli ne leter nje cop si mish 3 gisht e gjat dhe jo shum e trashe..nga kureshtja e frika e preka dhe ishte tamam si lekur si mish dicka dhe u shqetesova pa mas..asnjeher deri sot sme ka ndodh..me burrin nuk perdorim masa mbrojtese vetem burri ben kujdes sepse nje shtatzani tjeter sdo te ishte problem per ne edhe pse spo provojm..ushqej akoma me gji djalin..ca mund te jet kjo gje?? A mund ta kuptoj akoma nese kam qen shtatzen dhe si?

Boa Shq (7 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje

Sa tregon , mendoj se eshte crregullimeve i fluksit menstrual dhe kohezgjatjes se ciklit menstrual , per shkak te ushqyerjes se femijesh me gji . Megjithate, bej nje ekzaminim ekografik per te vleresuar gjendjen e kavitetit uterin dhe te vezoreve.

Gjithe te mirat.

 

/komuniteti