Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qafa e mitrës e shkurtër

Pershendetje doktor. Jam ne javen e 23 te shtatzanise dhe tani ka filluar te me paraqitet nje problem me qafen e mitres. Doktori me tha se qafa e mitres eshte shume e vogel dhe tani kane filluar problemet me gjakderdhjen dhe hapjen e mitres. Ne kontrollen e fundit hapja ishte 4-5cm mirepo doktori me tha se beba eshte ne rrezik. Te lutem a ka mundesi me me tregu se sa rrezik eshte dhe a egziston mundesia per qepje apo ndonje terapi tjeter? Faleminderit praprakisht.

Vamira Krasnici (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Valmira,

Tek ti ekziston rreziku per lindje te parakohshme. E them lindje, sepse pas javes se 22 quhet lindje (dhe jo abort). Hapja e qafes se mitres eshte shume e madhe. Hapja 4-5 cm eshte shume dhe kam frike se lindja do te ndodhe shpejt. Per me teper shtatzenia eshte shume e vogel dhe nuk jepen kortikoide. Kortikoidet jane barna per pergatitjen e frytit per lindje para kohe, por ato nuk jepen para javes 24. Edhe serklazha (apo qepja) ne kete moshe te shtatzenise eshte vone qe te kryhet.

Elca (13 vite më parë)
Pershendetje doktor.kam kryer dy aborte. Heren e pare ndodhi ne javen e shtate paso nuk funksionoi zemra e bebit. Here e sure ndodhi 18 javeshe pasi pata shkurtime te qafes se mitres. Tani kam Kaluar 5 cikle menstrual dhe dua te nis nje shtatezania. Kam bere kontroll te mjeku gjenekolog dhe me ka thene je mire por duhet bere qepje e qafes se mitres ne javen e 12. A mund te kindest me shume se nje femije me qepje te qafes se mitres. Te lutem me kthe nje pergjigjje .

/komuniteti