Lëvizjet e bebes
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Përshëndetje Edita
Lëvizjet e fëmijës në barkun e nënës fillojnë të ndihen të qarta rreth javës të 20-22 të shtatzënisë. Në fakt fetusi lëviz që në moshën 6-të javëshe, por lëvizjet e tij nuk ndihen nga nëna. Në javën e 27 të shtatzënisë, ju duhet t’i ndigjoni lëvizjet e fëmijës tuaj, disa herë në ditë.
Nëse ndodh ndryshe, ju rekomandoj që t’i drejtoheni mjekut tuaj gjinekolog. Bebi mund të lëvizë ose mund të mos lëvizë për arsye të ndryshme. Ndaj mjeku me anë të ekzaminimeve, do të mund të përcaktoj gjendjen shëndetsore të fëmijës tuaj, duke marrë masa për çdo situatë të mundëshme.
Ju uroj që këtë shtatzëni ta çoni deri në fund dhe të lindni një fëmijë të bukur dhe të shëndetshëm.


Pershendetje doktor, desha tju pyes se nga cila jave do i ndjej levizjet e para te bebes, jam 14 javeshe dhe eshte shtatzania ime e pare, faleminderit per pergjegjjet...