Rreth acidit folik
Shkurta Berisha
(7 vite më parë)
Përshëndetje
Nuk ekziston kurrfarë rreziku nga ajo dozë e acidit folik. Si pëgaditje për shtatzëni preferohet të mirret ndonjë nga preparatet e multivitaminave të nevojshme per kompenzimin e deficiteve eventuale në organizëm në përbërje të së cilës është edhe acidi folik (mundësisht forma aktive e acidit folik).
Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani
Specialist gjinekolog - obstetër
Tel. + 383 44 120 609
Pershendetje dr. Fillimisht kerkoj falje per pak kohe qe do tu ja marre por kisha nje pyetje ka tre jave qe jam duke pire acid folik me rekomandim te mjekut mirepo nuk me tha se sa mg dhe jam duke pire prej 5 mg, pyetja ime eshte se a egziston ndonje rezik pasiqe nga se arite te lexoj rekomandohet acid folik prej 4 mg kurse une i pi prej 5mg, nuk jam shtatzene por tentoj per shtatzani, ju falemenderit shume!