javë pas jave
Përshëndetje Sonila
Vështërsia në frymëmarrje aq sa të bëhet shqetësuese, nuk është normale gjatë shtatzënisë. Rëndesa për shkak të shtimit të peshës trupore si dhe progesteronit, sjell frymëmarrje të rënduar të moderuar në çdo periudhë të ditës. Por meqënëse ke lokalizuar se ditët e fundit dhe në darkë të ndodh marrja e frymës, mundet që shkak të jetë mbilodhja gjatë ditës në punët e shtëpisë apo gjetkë, nga mbiushqimi i cili ngre diafragmën duke vështërsuar frymëmarrjen, nga ndonjë alergji e mundshme ose ndonjë faktor tjetër. Mundohu të gjesh dhe të korrigjosh një shkak i cili nuk lidhet me shtatzëninë. Nëse nuk e gjen dhe frymëmarrja vazhdon të jetë shqetësuese, një konsultë e mjekut obstetër-gjinekolog me mjekun pneumolog mund të jetë e vlerësuar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe... Ndodhem ne javen e 20-te te shtatzanise, deri tani cdo gje ka ecur mire dmth shtatezani normale por ka 4-5 dite qe kam veshtiresi ne frymemarrje nuk mbushem mire me fryme, me shume me ndodh nga darka... A eshte kjo nje gje shqetesuese apo eshte normale ne kete jave te shtatzanise? Te falenderoj shume...