Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozita e bebit në bark

Pershendetje, jam shtatzene per here te pare, jam 22 vjece dhe jam ne javen e 24 te shtatzanise, deri tani gjithcka me ka shku per mrekulli elhamdulila, po kam fillu mu bo merak se barku me eshte fryre ma shume larte se poshte, sa qe edhe frymarrjen e kom ma te veshtire, ndersa goditjet e bebit i ndegjoj ne fund te barkut, me tregoni ju lutem a do te thote kjo se bebi im e ka koken larte, dhe a do ta ndryshoj poziten kur te vjen koha me lind? Pres pergjigjen... faleminderit qe me ndegjuat!

Arta Arta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Të gjitha sa përshkruan, janë të pranuara në një shtatzëni me ecuri normale. Ka akoma kohë që bebi të marrë pozicionin përfundimtar të lindjes dhe pas javës së 30-të, mund të diskutohet pozicioni cefalik i fetusit. Por deri në muajin e fundit të lindjes, ka akoma kohë dhe bebi do të bëjë shumë rrutullime.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti