Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndikon anemia e nënës tek bebi në bark?

Pershendetje, une jam ne javen e 25 te shtatzanise dhe mjeku im me thote qe jam anemike, jam shume e brengosur, a ndikon anemia ime tek beba ime? Ju lutem me thoni dicka. Gjithe te mirat.

Teuta Kf (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Teuta

Pamjaftueshmëria e hekurit, në shumicën e rasteve është përgjegjës për anemi. Nevojat e rritura për hekur gjatë shtatzëni, lidhen me kalimin e hekurit nga nëna tek fetusi. Prandja hekuri jepet gjatë gjithë shtatzënisë, si profilaksi/parandalues. Zakonisht tek gratë me anemi, numri i fëmijeve të lindur me peshë të vogël është i shtuar. Unë të rekomandoj të lexosh linkun:

http://www.bebaime.com/semundjet/anemia-ne-shtatzani

Këshillat e rekomanduara në këtë artikull, të sygjeroj ti zbatosh. Të uroj stabilizim të shpejtë të anemisë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Gjithë të mirat.

Sui 1 (14 vite më parë)
Po nese eshte nje anemi e lindur , dhe nuk ka ndikim nga hekuri ndikon kjo tek bebi ?

/komuniteti