Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mos përdorimi i acidit folik në shtatzëni

Pershendetje, jam ne javen e 11-te te shtatzanise, ne kontrollin e pare isha 5 javeshe dhe mjeku me tha te perdori Vinilac, shqetesimi im eshte se nuk me ka rekomanduar te perdori acid folik ndoshta ne permbajtje te Vinilac ka acid folik, nuk e di ju kisha lutur te me udhezoni per me tutje pasi qe ne disa rubrika te juaja kam verejtur qe acidi folik paska shume rendesi te madh ne zhvillimin e frytit.... flm.

Brikena Kola (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Brikena

Më vjen keq, por nuk e di se çfarë është Vinilac. Nëse është preparat, në fletën shoqëruese mund të lexosh përmbajtjen dhe përdorimin e tij. Nëse një gjë e tillë mungon, të këshilloj që të kontaktosh mjekun që të ka rekomanduar përdorimin e tij, dhe konsultohu edhe për përdorimin e acidit folik si dhe vitaminave e mineraleve që janë të domosdoshëm të konsumohen nga gruaja shtatzënë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti