Çrregullim i ciklit menstrual
Gresa Gresa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Gresa
Nuk ka arsye të shqetësohesh kaq shumë. Bëj edhe një test tjetër për të verifikuar shtatzëninë ose kontakto mjekun gjinekolog, për të bërë beta HCG si analizë më e saktë në vlerësimin e pranisë së shtatzënisë. Nëse shtatzënia nuk konfirmohet, mjeku me vizitë gjinekologjike dhe ekzaminime do të gjejë shkakun e vonesës menstruale dhe do të japë trajtim për tu rikthyer në normalitet.
Uroj të të plotsohet dëshira.
Pershendetje doktoresha Mimoza, jam 23 vjecare, ciklin mestrual e kam pasur gjithmone me rregull per cdo muaj, kurse kete muaj nuk me kane ardhur, heren e fundit qe i kam pasur eshte data 01.03.2012 mua zakonisht me vijne pas 24-25 diteve asnje dite me vone. Kam urinim te shpeshte po jo marramendje, sot kur u zgjova ne mengjes e bera testin po me rezultoj negativ, jam e shqetesuar sepse nuk po e di cfare kam?! Ju lutem shume me ndihmoni, me keshilloni dicka. Ju falenderoj shume nga zemra dr. Mimoza.