Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hapat orgametril

Pershendetje. Menstruacionet e fundit i kisha me 15 shkurt dhe muajin e kaluar kam bere testin shtepiak te shtatzanise dhe rezultoi negativ, shkova tek gjinekolgu me pershkroi hapat orgametril i piva 5 dite dhe sot eshte dita e katert qe i kam perfunduar dhe ende nuk kam menstruacione. Ka nje vit qe mjekohem pasi kam sindromin policistik. Gjithashtu mjeku me pershkroi edhe hapat metformin. A mund te ndikojne negativisht hapat metformin nese jam shtatzene? Edhe sa duhet te pres per te kuptuar a jam shtatzene? Ju faliminderit.

Marigona 000 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marigona

Mjeku ka filluar trajtim me medikamentet që përshkruan, pasi ai është i sigurtë se nuk je shtatzënë. Të dyja medikamentet nuk kanë efekte anësor edhe sikur të jesh shtatzënë.

Çrregullimi menstrual është pasojë e sindromit të ovarit policistik. Vetëm pas trajtimit të ovarit policistik, mund të kërkosh e sigurtë fillimin e shtatzënisë.

Për të mësuar më shumë mbi ovarin policistik, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/sindromi-i-ovarit-policistik

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti