Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testosteroni i lartë

Pershendetje Dr Morina! Kam bere analizat e gjakut ne diten e 21 te ciklit dhe rezultati ishte testosteroni 3.20... kam rreth 2 muaj qe mjeku me ka dhene diane 35 nga dita e 2 dhe duphaston nga dt e 16-21, peseri te njejtin mjekim me dha kete muaj... une ciklin e kam shume te rregullt, por kam 1 vit qe dua te mbetem shtatzane dhe nuk po mundem. Ju falenderoj shume!

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Kadriela

Rritja e nivelit të testosteronit në gjak prish ekuilibrin hormonal të organizmit. Kur ky ekuilibër është i çrregulluar, mundësia për të ngelur shtatzënë zvogëlohet. Kjo pasi ciklet bëhen anovulatore. Mjeku endokrinolog së bashku me mjekun gjinekolog do të japë trajtimin e nevojshëm.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti