Rreth peshës së bebit
Erina Hoti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Erina
Pesha fetale për moshën e shtatzënisë që referon, duhet të jetë 1.6-1.8 kg.
Anemia e konstatuar si dhe infeksioni urinar, duhet domosdoshmërisht të trajtohen.
Takimet me mjekun në këtë moshë të shtatzënisë, rekomandohet të bëhen çdo dy javë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuar dr Mimoza. Data e pare e menstruacioneve te fundit ka qene me 3 shtator 2011, gjinekologja me ka thene je perafersisht ne javen e 32. Dje isha ne kontroll dhe me tha qe pesha e bebit eshte 2kg e 600 a eshte normale apo eshte shume apo mund te kete ndonje gabim? Gjithasht kam bere analizat e hemogramit dhe te urines dhe me ka dale se jam anemike dhe pak infeksion urinar. Gjithashtu deshta me ju pyet tash mbasi jam ne javen e 32 sa shpesh duhet me shku ne kontrolle se mjekja ime me tha pas nje muaji. Falemnderit per kohen tuaj. Gjitha te mirat.