Java e 39 e shtatzënisë
Ela Tela
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ela
Tek shumë gra, dita e parashikuar e lindjes mund të shtyhet edhe disa ditë më shumë. Duhet ta dish se termini i lindjes është një datë e përafert në të cilin lindin vetem 3% e shtatzënave. Lindja quhet në termin prej javës 37 deri në javën e 42.
Shpesh ndodh që disa shtatzëni vazhdojnë edhe pas javës së 40-të, dhe lindja realizohet deri pas dy javë nga termi (pas 280 ditë shtatzëni). Nuk ka asgjë alarmante nëse shtatzënia ka ecuri normale, ndonëse takimi me mjekun duhet bërë çdo ditë. Megjithatë për çdo ndryshim që ndjen, kontakto menjëherë mjekun gjinekolog dhe shpjegoja situatën.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe. Kisha nje pyetje. Diten e pare te ciklit e kam pasur me 7.7.2011 dmth jam afersisht 39 jave (te enjten). Jam pak e shqetesuar pse nuk po lind akoma. Bebi im eshte vajze dhe nga sa kam degjuar vajzat lindin shpejt zakonisht kur hy ne muajin e 9. Tani dalloj levizje me te pakta te bebit, por leviz, nqs kalon java e 40 dhe nuk lind cfare problemi ka?