Dhimbjet në vaginë dhe sekrecion në muajin e 9
Adelina Potera
(14 vite më parë)
Përshëndetje Adelina
Ankesa që ndjen, sidomos për moshën e shtatzënisë, është normale për shkak të shtypjes që krijon fetusi në fundin e barkut. Meqënëse vëren se ke sekrecione të shtuara, kontakto mjekun obstetër gjinekolog për të vlerësuar situatën. Gjatë vizitës ai do të vlerësoj edhe problemet e tjera rreth ecurisë së shtatzënisë, paralelisht edhe për dyshimin mbi hapjen e kolumit.
Të uroj lindje të mbarë.
Miredita doktoreshe, jam ne muajin e 9, vec sa kam hyre qe 1 jave. Po kam dhimbje ne vagine shume, spo mundem me i hap kembet po me dhemb, eshte problem qe jam qel shume apo cka? A kishe mujte me me jep nje shpjegim dhe po kam shume sekret. Faleminderit per mirekuptim, pres pergjigjje prej jush.