Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual pas lindjes

Pershendetje doktoresha. Jam 24 vjec dhe kam 9 muaj qe kam lindur (lindje natyrale pa komplikacione) dhe para 3 muajsh mu rikthye cikli. Per 3 muajt ne vijim me erdhi ne menyre te rregullt. Kete muaj nuk kam patur (gati 2 jave vonese) dhe u shqetesova. Ne fillim mendova mos kisha ngelur shtatzane por testi i shtatzanise rezultoi negativ. Nuk e di a duhet te shqetesohem e te shkoj per vizite apo eshte normale? Faleminderit. Irida

Irida Korreshi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Irida

Çrregullimi menstrual që referon, mund të vijë edhe nga ushqyerja me gji e bebit. Megjithatë, bëj një vizitë gjinekologjike dhe ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Në bazë të këtyre ekzaminimeve, mjeku obstetër-gjinekolog do të gjejë një shkak të mundshëm që ka influnecuar në vonesën menstruale dhe do të japë trajtimin e nevojshëm.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti