Ta ndërpres kurën apo ta vazhdoj?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Eris
Trajtimin me clomid duhet ta vazhdosh dhe dy ditët që kanë mbetur. Dhimbjet që referon nuk kanë lidhje me marjen e këtij preparati. Ato mund të lidhen me shkaqe të tjera për të cilat duhet të konkludoj mjeku pas vizitës gjinekologjike. Sa për kujtesë, në ditën e 14-të të ciklit menstrual, bëj ekografi për të vlerësuar maturimin e folikulit.
Të uroj fat.


Dr Keta, ju falenderoj per te gjitha keshillat qe me keni dhene deri tani. Kam tre dite qe kam nisur Clomid me rekomandimin e mjekut, ditet e para nuk kisha asgje, sot kam ca dhimbje te lehta ne fund te barkut ndjesia sikur do me vije cikli, por jo dhimbje te forta, edhe pak si marrje mendje. Mjeku qe mi rekomandoi nuk ndodhet per moment ketu dhe mua me ka zene pak frika. Ne rast se me shtohen dhimbjet duhet ta nderpres kuren apo ta vazhdoj se dhe dy dite me kane mbetur? Ju falenderoj dhe nje here per mbeshtjetjen qe na jepni.