Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Këshilla rreth humbjes së virgjinitetit

Pershendetje e nderuara dr. Moza, une jam e martuar qe 1 vit dhe ende nuk e kam humbur virgjinitetin, nuk e di kam dhimbje normale, por nuk e di me ka kapur nje lloj paniku, sa here qe tentoj ta humbi se di me sillen neper koke disa ide me duket sikur do te vdes, pastaj po nervozohemi une dhe burri, te lutem e nderuara doktoreshe me jepni nje keshille, kam nevoje per ndihmen tende edhe une deshiroj te kem nje bebe, pres ndihmen tuaj urgjente, gjithe te mirat.

Ardita Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ardita

Raportet seksuale janë një veprim normal për çdo çift. Që penetrimi të kryhet më lehtë të rekomandoj të përdoni xhel lubrifikant neutral si ti ashtu edhe bashkëshorti. Kjo do ta bëjë të pa dhimbshëm aktin seksual. Nëse kjo praktikë nuk do të funksionojë, të rekomandoj të kontaktosh mjekun psikolog.

Të uroj gjithë të mirat.

Ardita Gashi (14 vite më parë)
Faleminderit per keshill sarah, pershendetje.
Sarah (14 vite më parë)
Ardita e nderuar, burrin e paske shume te durueshem dhe kuptueshem dhe kjo nje perparesi e madhe, shumica e femrave kane frike dhe stresohen pak ne ate qe ju sjell humbja e virgjinitetit mirepo mendo pozitivisht, relaksohu dhe me perkdhelje paraprake e me koncetrim total ne kenaqesine dhe miresine qe mund te sjell akti seksual relaksohu ne teresi dhe ki me arrite qellimin, nuk ke nevoje te frikesohesh askush nuk ka vdeke ne prishjen e virgjinitetit e aq me teper me nje burre qe sillet bute dhe eshte i sjellshem, Suksese.

/komuniteti