A i ndjen bebi në bark përkëdheljet tona?
Oo S291
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ona
Kjo është një pyetje mjaft interesante që mund ta bëjnë të gjitha çiftet gjatë periudhës së pritjes së fëmijës. Bebi në barkun e nënës dëgjon fjalët dhe përkëdhelitë e nënës, po ashtu ai dëgjon dhe e dallon zërin e babait të vet. Nëse bebi bën lëvizje të forta, vendose dorën mbi bark dhe këndo një nina-nanë. Do të vëresh se bebi do të qetësohet dhe lëvizjet do të jenë më të kontrolluara. Kjo tregon se ai të dëgjon dhe ndjen mbrojtjen tënde.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe! Ju falenderoj per pergjigjet qe na jepni, por per ne eshte nje periudhe delikate dhe e bukur e na lindin pyetje cdo dite. Une jam ne javen e 16. doja te dija nese bebi im i ndjen perkedheljet e mia e te bashkeshortit se ne kemi filluar e flasim me te shpesh nga ndjenja e kenaqesise qe kemi? ju falenderoj.