Grupi i gjakut dhe amniocenteza
Matilda Matilda
(14 vite më parë)
Përshëndetje Matilda
Nuk ka përse të shqetësohesh pasi fëmija juaj do trashëgojë të njëjtin faktor Rh (të nënës ose të babait). Pra ai do të ketë faktorin Rh negativ. Nuk ka arsye të bësh amniocentezën, e cila bëhet kur nëna është i imunizuar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe! Jam ne javen e 20 te shtatzanise dhe kam bere kontrollet dhe analizat rregullisht, te cilat deri tani kane dale mire. Por desha te te pyes ne lidhje me grupin e gjakut. Une dhe bashkeshorti im kemi te dy grupin B negativ. Doktoresha ime me ka thene se nuk perben problem, por une jam e shqetesuar. Nuk e kam bere amniozentezen, a mendon se eshte e detyrueshme per rastin tim? A mund te kem probleme ne shtatzanite e tjera? Kjo eshte shtatzania ime e dyte, pasi kam patur nje abort me pare. Ne pritje te pergjigjes tuaj. Faleminderit.