Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tensioni i gjakut

Dok Mimoza jam ne javen e 15, kam verejtur keto 2 javet e fundit nje shtrengim ne pjesen e pasme te kokes dhe nje afsh ne fytyre dhe ndonjehere ndjesine e te perzierit dhe nje keputje te pergjithshme, ne konsultore me thane qe kam tendence per rritje tensioni dhe e vetmja gje qe kam pire eshte leng limoni dhe pas pak qetesohem, cfare me rekomandoni ju dok. ne kete rast? dhe a duhet te filloj ndonje vitamine se deri tani gjinekologia sme ka rekomanduar? Faleminderit per kohen tuaj.

Marsela Poci (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsela

Zakonisht komplikacionet me hipertensionin në shtatzëni, fillojnë pas javës së 22-23 të saj. Sido që të jetë, kontrolloje vetë tensionin çdo ditë për dy javë rresht, shkruaji të dhënat dhe tregoja mjekut. Ai do ti vlerësoj të dhënat dhe do të rekomandoj këshillat përkatëse.

Vitaminat dhe kriprat minerale janë të rëndësishme gjatë shtatzënisë, si për shëndetin e nënës ashtu edhe të fetusit. Kërkoja mjeku ti përshkruajë ato. Më pas kërko të përshkruajë edhe hekurin, të cilin duhet ta vazhdosh deri 45 ditë pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti