Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mund të më shpjegoni ekografinë gjinekologjike?

Dr Keta. Pershendetje! Bera ekografine gjinekologjike dhe me doli me keto permasa diamet gjatesor 72 mm, diamet transve 65 mm, diamet ant-post 35 mm ante verso. Vezorja e djathte 34 x 17mm, vezorja e majte 36 x 19mm. Ju lutem me shpjegoni dicka rreth kesaj, para ca kohesh pata nje kist por kesaj rradhe me tha me keto parametra kisti eshte reduktuar. Me falni qe e zgjata kaq shume por nuk e di nese jam e qarte me ju. Ju uroj gjithe te mirat!

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eris

Tek gratë në moshë aktive riprodhuese, zakonisht përmasat e mitrës janë; gjatësia 80 mm, gjërësia 60 mm dhe trashëia 40 mm. Ndërsa përmasat e ovarit zakonisht janë; gjatësia transversale 30 mm ndërsa anteroposteriore 20 mm.

Nga të dhënat që përshkruan, duket se përmasat e mitrës dhe të ovarit janë normale.

Të uroj gjithë të mirat.

(14 vite më parë)
Shume faleminderit dr keta.Ju uroje gjithe te mirat!

/komuniteti