Pas lindjes së parakohshme në javën e 18!
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Megi
Më vjen keq për sa të ka ndodhur, por kjo tregon se rreziku ishte i pranishëm dhe nuk është konstatuar. Shkaqet e aborteve janë të ndryshme dhe mjeku që i ke besuar shëndetin riprodhues, do të bëjë disa ekzaminime specifike për të gjetur ndonjë shkak të mundshëm dhe për ta trajtuar atë me qëllim që shtatzënia tjetër të shkojë normalish deri në fund të saj.
Prit 6-të muaj përpara se të tentosh për shtatzëninë e rradhës.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje, kam nje pyetje para 18 diteve pata nje lindje te parakohshme, isha ne javen e 18, kam qene shume mire gjate gjithe ketyre javeve, po ate dite pata pak dhimbje ne fund te barkut dhe mandej pash qe kisha pak gjakderdhje, gjak me ngjyre te kuqe. Menjehere shkova ne spital dhe me thane se eshte qa placenta e femijes dhe femija ka fillu te dal nga mbeshtjellesi (placenta) femija ishte mire dhe gjalle, por me than se duhet ta lindi se smundem ta vazhdoj kete shtatzani. Une po ate dite te shkrujta ty para se te shkoj ne spital po pergjegjejen e mora masi qe ndodhi ky rast ashtu si me krshillove edhe me doli, me tha se te shkoj te mjeku se mundet me qene lindje e parakoshme! Ju lutem me tregoni se nga vjen kjo dhe si te veproj nese mbetem prap shtatzane me qene se jam keshillu edhe me mjek po ju besoj edhe keshillave tuaja. Me falni se pak e zgjata temen por jam e deshperuar, ju falemderit per mirekuptim.