javë pas jave
Pershendetje Ana
Anemia si shkak, ka mungesën e sasisë dhe cilësisë ushqimore si dhe mungesën e vitaminëve dhe minerale. Me analiza dhe ekzaminime, duhet të gjesh shkakun e anemisë për të marrë trajtimet e nevojshme.
Si fillim, të rekomandoj të bësh analizën e ferritinemisë (hekurit), për të parë gjëndjen e rezervave të hekurit që ka organizmi yt. Sipas përgjigjes së analizës, mund të rregullohet dieta ushqimore duke shtuar ushqime me përmbajtje hekuri si spinaqi, mëlçia, mishi etj.
Marrja e medikamenteve me përmbajtje hekuri, fillon në javën e 16 të shtatzënisë. Dozat, merren sipas kashillës së mjekut gjinekolog që lexon analizat. Kujdes, këto medikamente merren pas ushqimit duke i shoqëruar me sasi të mëdha lëngjesh.
Uroj ta kalosh sa më shpejt këtë situatë jo të favorshme për ty dhe bebin.


Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 16 te shtatzanise dhe nga analiza e gjakut u kontatua se jam bere anemike. Une ushqehem ne menyre te shendetshme dhe me se te pasur. Doktoresha me ka rekomanduar legofer si suplement hekuri. Ju lutem te me sqaroni cfare pasojash ka per foshnjen anemia ime si dhe a eshte e mundur kurimi i saj gjate periudhes se shtatzanise? Faleminderit.