Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Venat në shtatzëni

Ne shtatezani me jane shfaqur venat, theksoj se eshte lindja ime e pare. Kam lindur me operacion, pas daljes nga spitali kam marre ndezje te venave apo trombofili gjithjne duke ju referuar fjaleve te mjekeve ne kete rast mjekeve ne Spitalin privat Sistina ne Shkup. Pas disa kontrolleve dhe konsultave me kane rekomanduar operim te venave. Pyetja ime eshte kjo: A ekziston mundesia e daljes se serishme te venave sidomos me ndonje shtatzani eventuale dhe a do mbesin shenja (vrrage) vendet ku bahet operimi? Ju jam shume mirenjohese dhe ju falenderoj paraprakisht ne rast te ndojne pergjigje eventuale.

Shqipe S. (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Shqipe,

Shpeshhere ndodhe qe gjate shtatzenise te shfaqen venat ne kercinj (nengjunj), por edhe ne vulve (ne hyrje te vagines Ato terhiqen pas lindjes. Nuk e di se sa te shfaqura jane tek ti, por nuk konsideroj se duhet t'i operosh. Nese planifikon nje shtatzeni tjeter paraprakisht konsultohu me nje gjinekolog per masat qe duhet te marresh per te parandaluar shfaqjen e tyre. Perndryshe shtrati venoz eshte aq i dendur sa qe mund te hiqet nje vene, por mund te zgjerohet nje vene tjeter. Dua te them se nuk konsideroj se operacioni eshte i nevojshem.

/komuniteti