javë pas jave
Përshëndetje Emi
Kordoni rreth qafës së fetusit, është fenomen jo i rradhë gjatë shtatzënisë. Xhiro e kordonit umbelikal (kordonit të kërthisës), mund të ndodhë nga momenti kur fetusi fillon e lëviz. Më e theksuar është gjatë periudhës së fundit të shtatzënisë, pasi është periudha kur fetusi bën lëvizje të shumta dhe të pa kontrolluara, të cilat shpien në rrethimin e qafës me kordonin umbelikal.
Xhiro e kordonit është e mundur të vlerësohet ekografikisht, pasi fluksimetria (lëvizja e gjakut) tregon se ku kalon kordoni i fetusit. Në këndvështrimin edhe të vendosjes së kordonit umbelikal, ekzaminimi ekografik periodik ose sipas porosive të mjekut merr rëndësi të veçantë.
Nëse është afruar fundi i shtatzënisë dhe rreth rreth qafës së bebit ndodhet xhiro e kordonit umbelikal, atëherë rekomandohet zgjidhja e lindjes me stimulacion ose operacion cezarian. Këtë e vendos mjeku obstetër-gjinekolog. Lindja pa kujdesin mjeksor ose çdo pakujdesi mund të shpjerë në situata të pa riparueshme.
Por kjo nuk do të thotë që të kalohet në stres dhe frikë, pasi unë të garantoj se mjeksia e sotme ka mundësi të konstatoj xhiron e kordonit nëse ai ekziston si dhe të drejtoj lindje të sukseshme dhe pa probleme.
Të uroj një lindje të lehtë dhe bebe të shëndetshme.


Pershendetje, posa kam hy ne javen e 37-te, dje isha per vizite tek gjinekologu qe ma ka percjelle shtatzanine dhe ne ekon qe beri, verejti qe bebi ka kordonin rreth qafes dhe me tha qe te shtrihem ne spital per cdo rast. A ka mundesi qe ti largohet kordoni dhe a eshte rrezik lindja normale me kordon rreth qafes? Pesha e bebit ishte 2.870gr. Dite te mbare.