Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Beta HCG

Une edhe me heret bera pyetjen dhe me kthyet pergjegjje por nuk di se si behet beta hcg dhe ku ju faliminderit shume.

Adela Leda (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Adelina,

Gonadotropina korionike humane (hcg) është hormon i cili prodhohet gjatë shtatzënisë. Prodhohet nga qelizat e trofoblastit. Funksion i hcg është që ta mbrojë dhe ushqejë qelizën vezë të fekonduar. Vlera e hcg mund të zbulohet me analizën e gjakut 11 ditë pas koncepcionit (domethënë rreth 4 ditë përpara datës kur një grua i pret menstruacionet e ardhshme, pra përpara se ti vonohen menstruacionet), kurse me analizen e urinës nja 3-4 ditë më vonë (pra 13-14 ditë pas koncepcionit). Normalisht vlera e hcg dyfishohet çdo 72 orë. Testin e bhcg mund ta bësh në një laborator.

Gjithë të mirat.

Adela Leda (14 vite më parë)
ju faliminderit shum shum

/komuniteti