Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çaji i gjelbërt

Pershendetje, deshta tju pyes doktoreshe se a ben te pi çaj te gjelbert pas nje shtatzanie te parakohshme qe pata para 3 jave? A eshte i demshem perdorimi sepse me ka mbet peshe si shume dhe a ben te veshi shtrengesa, a jane te demshme? Ju falemderit jeni me te vertete te mrekullueshem, shume po na ndihmoni me pergjegjet e juaja, gjithe te mirat.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Megi

Mund të pish çaj të gjelbërt ose çdo lloj çaji tjetër, që ndodhet në treg dhe është i pranuar për konsum. Por unë mendoj, për tu dobësuar apo humbur në peshë duhet të plotsosh vetëm një kusht të vetëm; të kesh vullnet të fortë. Kjo do të thotë që rregjimi ushqimor si dhe rregjimi ditor që ka të bëjë me cilësinë e jëtës të jenë të kotrolluar. Edhe gjimnastika në palestër apo në natyrë, është një faktor shumë i mirë për të mbajtur trupin në formë.

Të uroj gjithë të mirat.

albertaalberta (13 vite më parë)
Pershendetje doktorresh,jam ne muajin e dyte te shtatzanise,desha ta di a mund te pi qaj te gjelbert,a eshte i demshem?gjithe te mirat

/komuniteti