Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lemza e bebit

Pershendetje. Jam shtatzane ne javen e 31, me shendet jam mire edhe bebi eshte mire, qysh nga java e 25 bebin tim ka fillu ta kap lemza por tash ne kete jave ka fillu si shpesh po e kap, me tregoni ju lutem cfare te bej? A eshte mudim per bebin kjo lemze, a ben ndonje gje? Mbes me shprese qe do te me pergjigjeni!

Emine Grajqevci-maliqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mina

Lëvizjet fetale edhe në këtë periudhë të shtatzënisë, janë normale. Ato monitorohen nëpërmjet ekografisë dhe nga vetë shtatzëna për gjatë periudhës që është zgjuar. Për të qënë e sigurtë mbi atë çka po ndodh, por që nuk e shpjegon siç duhet, të rekomandoj të bësh një kontroll tek mjeku gjinekolog për ekzaminim ekografik në bazë të të cilit mjeku do të japë këshillat e nevojshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti