Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si të veprojmë për parandalimin e venave?

Si ti parandalojme apo si te veprojme me venat qe kane fillu te me shfaqen gjate shtatzanise se dyte? Jam ne javen e 9 edhe shume heret kane fillu edhe pse ndodh kjo edhe pse nuk kam shtuar ne peshe? Cka me preferohet te marre apo si ti trajtoj keto per shkak se po shkaktojne edhe dhimbje? Falemnderit per kohen tuaj doktoreshe.

Medina O (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zamire

Në shtatzani, mitra rritet dhe bën shtypje në enët e gjakut të legenit, gjë që shpie në rritjen e shtypjes në venat e këmbëve dhe kështu mund të shkaktojë zgjerimin e tyre. Në shumicën e rasteve nuk ka nevojë për terapi shtesë, por vetëm se mjeku mund të ju udhëzojë që ti mbani veshur çorapet speciale të cilat janë të krijuara për vena të zgjeruara, gjegjësisht për shtatzëna.

Ju mbetet që të ushtroni rregullisht, të shmangni qëndrimin e gjatë në këmbë dhe kur uleni ngritni këmbët mbi nivelin e ijeve.

Egzistojnë edhe kremërat e veçanta për vena të zgjeruara, me bazë bimore, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e ndjenjës së plotësisë dhe peshës në këmbë, ndërsa për udhëzimin e tyre, konstaktoni mjekun tuaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti