Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pcos

Pershendetje doktoreshe, jam nje grua 26 vjecare dhe kam problem me vezoret policistike, jam ka perdori tableta kontraceptive qe 6 muaj tash kam me perdore edhe 1 muaj dmth 7 muaj dhe jam tu perdor tableta siofor se e kisha te larte insulinen dhe c peptinen... dhe pas kesaj mjeku me tha te jap stimulues per me mbet shtatzene, une nga ju desha te me tregoni se a kam shansa me te medha in vitro ta bej sesa ne menyre natyrale? Prej pergjigje. Me respekt te madh Lena.

Lena Lena (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lena

Për të mësuar mbi sindromën e vezoreve policistike, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtëshënuar:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/sindromi-i-ovarit-policistik

Edhe trajtimi apo mbajtja në nivele të pranueshme të hormonit të insulinës, është i rëndësishëm për fillimin e shtatzënisë.

Prandaj mjeku të ka rekomanduar, që pas trajtimit do tentosh për shtatzëni qoftë edhe me stimulues. Unë mendoj, që fillimisht të tentosh të fillosh shtatzëninë në rrugë natyrore. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do tentosh që shtatzënia të realizohet me metodën e ashtë quajtur invitro.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti