Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet e urinës në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, ju falenderojme per mundesine qe na jepni. Une doja te pyesja per infeksionet ne urine, thuajse jane te shumta dhe te ndryshme, une kur bera analizat e urines me doli nje infeksion pyosforia se di a e quani keshtu ne Shqiperi se une jetoj ne Greqi, jane qeliza te vdekura te bardha te gjakut, do ja te dija me se trajtohen dhe a jane te demshme per fetusin? Theksoj se jam ne javen e 34 e 2 dite te shtatzanise, ju lutem pergjigje se jam ne siklet!

Alketa Goga (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alketa

Prania e qelizave të bardha të gjakut (leukocitet), tregon se diku në organizmin tënd ekziston një infeksion. Meqënëse je shtatzënë, gjetja dhe trajtimi i infeksionit është shumë i rëndësishëm. Kërkoja këtë gjë mjekëve, sepse mundet që për një infeksion të thjeshtë vaginal apo urinar, të shkaktohen komplikacione në ecurinë e shtatzënië.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti